Tentoi të fusë mallra kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 12:07
Tentoi të fusë mallra kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare në Morinë, pasi akuzohet se tentoi që të fusë drejt vendit tonë një shumëllojshmëri mallrash kontrabandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit të vijës së dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, banues në Prishtinë, policia gjeti disa mallrash, një pjesë e të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë. Në cilësinë e provës material uniformat blu kanë sekuestruar mallrat e gjetura në makinën e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)