Kurti takohet me senatorin zviceran, diskutojnë për situatën politike

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 13:27
Kurti takohet me senatorin zviceran, diskutojnë për situatën politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, so është takuar me senatorin zviceran, njëherësh Kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton ZKM, ata diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

(Kosova ot Online)