Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 13:36
Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë deri 100 euro tatim të gjithë banorëve të kësaj komune, përcjell “Kosova Sot Online”

Nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti, ka thënë se vendimi në Kuvendin Komunal është marrë me shumicë votash.

“Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, ka njoftuar Ajeti.

(Kosova Sot Online)