Bajrami: e-Kosova nuk po funksionon,dështim total, kaos e çka jo tjetër

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:07
Bajrami: e-Kosova nuk po funksionon,dështim total, kaos e çka jo tjetër

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore, nuk po funksionon, përcjell “Kosova Sot Online”

Ajo ka radhitur disa prej problemeve sa u përket teksteve shkollore.

Ajo i ka përmendur disa rreth prej vështirësive rreth sigurimit të librave.

“e-Kosova jashtë funksioni. Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara. Çmimi i librave ende nuk dihet. Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librash do të punojnë mësimdhënësit. Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës. Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë. Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijëve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura. Dështim total, kaos e çka jo tjetër! Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)