Mbi një javë i zhdukur një person në Ferizaj

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:18
Mbi një javë i zhdukur një person në Ferizaj

Një person është zhdukur në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 17.08.2023, në Ferizaj.

Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 23.08.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)