Dogana inspekton një biznes në Pejë, gjen armë pa leje

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:45
Dogana inspekton një biznes në Pejë, gjen armë pa leje

Dogana e Kosovës njoftoi se pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët kanë organizuar një operacion kontrolli në një biznes në qytetin e Pejës, transmeton "Kosova Sot Online".

Mirëpo. sipas njoftimit, kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, bëhet e ditur se gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishekë.

Ndërsa, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës.

“Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës. Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit”, thuhet në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)