Vendimin e MASHTI-t për tekstet shkollore, SBASHK e quan skandaloz

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 16:40
Vendimin e MASHTI-t për tekstet shkollore, SBASHK e quan skandaloz

Për të bashkëbiseduar për “vendimin skandaloz” të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknkologjisë (MAShT) rreth ndërprejes së praktikës së furnizimit të shkollave dhe nxënësve me libra, dhe për të kaluar në pagesa të drejtpërdrejta të prindërve; që këta të fundit vetë t’ua blejnë liberat shkollorë fëmijve të tyre, Sindikata e Baskuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka ftuar takim të hënën me nivelet komunale dhe të universiteteve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi është thirrur për të hënën në ora 10:00 në sallën e takimeve në Qendrën e Studentëve te selia e SBAShK-ut.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media SBASHK ju përgëzon për angazhimet duke ju dëshiruar punë të mbarë e shumë suksese e arritje të reja.

Ju ftojmë që të jeni bashkë me ne në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë sonë qe nga çerdhet e deri në universitete.

Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.

Takimi mbahet të hënën, më 28 gusht, në orën 10:00 në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.

Medie të nderuara ju ftojmë dhe jeni të mirëseardhura ta përcjellni këtë takim.

(Kosova Sot Online)