36-vjeçari humb jetën në aksident, po kthehej me motor nga puna

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 20:01
36-vjeçari humb jetën në aksident, po kthehej me motor nga puna

36-vjeçari shqiptar Armando Kola, ishte duke u kthyer me motor nga puna për në shtëpinë e tij dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’ në Provaglio d’Iseo, Breshia në Itali, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shqiptari me origjinë nga Shkodra kishte ndërruar jetë në vend ndonëse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit i dha ndihmën e parë. Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone siç raportojnë mediat e huaja

(Kosova Sot Online)