Zbulohet identiteti i personit i cili u arrestua për tjetërsim pronash në vlerë 10 milionë euro

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 20:15
Zbulohet identiteti i personit i cili u arrestua për tjetërsim pronash në vlerë 10 milionë euro

Nen dyshimin se ka tjetërsuar prona ne vlere rreth 10 milion euro, sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ne Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot një person, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se i arrestuari është Afrim Gashi.

Ai dyshohet se është marrë me falsifikim të dokumenteve.

“Ai dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milion euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe  më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar”, njoftoi sot policia.

(Kosova Sot Online)