Haxhiu: Sipas vendimit të Nagavcit 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 22:16
Haxhiu: Sipas vendimit të Nagavcit 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave

Afër 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit te Arbërie Nagavcit, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haxhiu thotë se bazuar nga të dhënat e ASK-së dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, rezulton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 217.977 nxënës.

Deputeti Haxhiu thotë se gjithësej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

“Këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka publikuar edhe llogaritjen e shpenzimeve sipas klasave bazuar në kalkulimin e të dhënave të publikuara dhe vendimit të MASHT që për klasa 1-5 të paguhen 80€ për nxënës, ndërsa për klasat 6-9 të paguhen 30€ për nxënës.

1.Në klasën e parë janë 24.240 nxënës x 80€ = 1,939,200€

2.Në klasën e dytë janë 24.151 nxënës x 80€ = 1,932,080€

3.Në klasën e tretë janë 24,040 nxënës x 80€ = 1,923,200€

4.Në klasën e katërt janë 25.144 nxënës x 80€ = 2,011,520€

5.Në klasën e pestë janë 24,524 nxënës x 80€ = 1,961,920€

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të shpenzohen 8,029,040€

6. Në klasën e gjashtë janë 23.877 nxënës x 30€ = 716,310€

7. Në klasën e shtatë janë 24.026 nxënës x 30€ = 730,780€

8. Në klasën e tetë janë 24.154 nxënës x 30€ = 724,620€

9. Në klasën e nëntë janë 23.817 nxënës x 30€ = 714,510€ .

(Kosova Sot Online)