Vëllezërit në Rahovec rrahen në mes veti, bëhen për spital

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 09:37
Vëllezërit në Rahovec rrahen në mes veti, bëhen për spital

Dy vëllezër janë arrestuar në Rahovec, ku për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht dhe sulmuar njëri tjetrin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dy kanë marrë tretman mjekësor, teksa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht dhe sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)