U dënuan gabimisht, tre burra lirohen pas 30 vitesh në burg

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 10:08
U dënuan gabimisht, tre burra lirohen pas 30 vitesh në burg

Në Nju Jork, tre burra janë liruar këtë javë nga burgu pasi kaluan 30 vite pas hekurave falë dënimeve që u dhanë ndaj tyre gabimisht.

Në dy prej rasteve, burrat përfunduan në qeli me dënime “shembullore”, për shkak se gjyqtari vlerësoi të dëshmive për ngjarjet.

Në vjeshtën e vitit 1992, 17-vjeçari Earl Walters u dërgua në një stacion policie në Queens dhe u mor në pyetje si dëshmitar për një vjedhjeje makinash që përfundoi me vrasje. Walters më pas u mor në pyetje për 16 orë, ku iu desh të dëshmonte për grabitjet, rrëmbimet dhe sulmet ndaj dy grave. Në mungesë të një avokati atij iu desh të pranonte në fund se kishte qenë një “pjesëmarrës hezitues” në ato krime, shkruan NYT.

Dy vjet më vonë, dy të rinj të tjerë u ulën në dhomat e marrjes në pyetje në Queens. Armond Mccloud dhe Reginald Cameron (20 dhe 19 vjeç) u arrestuan pas të shtënave që rezultuan fatale për emigrantin japonez Kei Sunada në shkallët e banesës së tij. Pasi u morën në pyetje gjatë gjithë natës ata pranuan se e kishin kryer ata krimin.

Walters u dënua dhe kreu 20 vjet burg përpara se të lirohej me kusht në 2013, ndërsa Mccloud kreu 29 vite dhe u lirua në janar. Sa i përket Cameron ai u deklarua fajtor për një akuzë më të vogël dhe qëndroi rreth nëntë vjet në burg.

Ajo çka bëri që historitë e tre të rinjve të pushtonin faqet e para, është se pas dënimit ata u tërhoqën nga dëshmitë paraprake, duke thënë se detektivët i detyruan të merrnin përsipër përgjegjësinë për krimet që nuk i kishin kryer.

Dhe vetëm tani, pasi prokurorët e Queens dhe avokatët e të treve kanë rihapur çështjet e vjetra, e vërteta ka dalë në dritë duke zbuluar se ata nuk kanë pasur gisht në krimet për të cilat u dënuan.

(Kosova Sot Online)