Dy taksistë rrahën mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 10:25
Dy taksistë rrahën mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë si taxi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)