Fluks i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 11:00
Fluks i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Shqipërië, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

Kujtojmë pos Morinës, shumë qytetarë të Kosovës po presin në radhë për të lëshuar Kosovën përmes pikë-kalimit kufitar të Merdarit.

(Kosova Sot Online)