Kolona të gjata e pritje disa orëshe në pikë kalimet kufitare

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 11:47
Kolona të gjata e pritje disa orëshe në pikë kalimet kufitare

Pritjet në pikë kalimet kufitare për të lëshuar Kosovën kanë vazhduar të jenë të gjata edhe gjatë ditës së sotme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, në pikë kalimin kufitar në Merdar, kolonat janë deri në 2,000 metra dhe pritja në dalje është nga 240 deri në 260 minuta.

Kurse, në pikë kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 120 minuta.

Ndërsa, në Mutivodë pritja për të dalë nga Kosova është një orë, dhe kolonat e veturave janë 200 metra.

(Kosova Sot Online)