Flamuri me “Shqipërinë e Madhe” përsëri në Tetovë, Grubi: Ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 14:24
Flamuri me “Shqipërinë e Madhe” përsëri në Tetovë, Grubi: Ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur për ngjarjen e të premtes në Tetovë ku përsëri është valvitur flamuri “Authoctonous” në një tubim të partisë së Bilall Kasamit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grubi ka thënë se ikonografi të tilla janë të panevojshme dhe nuk synonjnë të sjellin të mira as për shqiptarët e as për maqedonasit.

Ai ka thënë se nuk është mirë të bëhen veprime të tilla sidomos kur në Maqedoni po qëndronte një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit si Gabriel Escobar, për të dhënë mbështetje për integrim evropian të vendit.

“Në ngjarjen e djeshme pamë ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira as për shqiptarët dhe as për maqedonasit, sidomos nuk është mirë kur një mysafir i lartë nga Departamenti i Shtetit vjen në vend për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit”, ka thënë Grubi.

(Kosova Sot Online)