Ivica Daçiq shpreh kundërshtinë ndaj aplikimit të Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 15:15
Ivica Daçiq shpreh kundërshtinë ndaj aplikimit të Kosovës në KiE

Në Marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar në mars, në një prej neneve thuhet se Kosova dhe Serbia s’duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Serbia vazhdon ta bëjë të kundërtën duke shkelur kështu marrëveshjen.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, Tobias Flessenkeper, të cilit ia ka shprehur “papranueshmërinë e kërkesës së Kosovës”, për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)