Gabriel Escobar: Korrupsioni është një problem i madh për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 16:34
Gabriel Escobar: Korrupsioni është një problem i madh për Ballkanin Perëndimor

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se korrupsioni është një problem madhor në të gjithë rajonin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Uashingtoni dëshiron ta shohë rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, tha diplomati amerikan.

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.

(Kosova Sot Online)