E kërcënuan kunatën në këtë mënyrë, e pësojnë keq çifti në Maliq

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 17:54
E kërcënuan kunatën në këtë mënyrë, e pësojnë keq çifti në Maliq

Një çift në Maliq janë proceduar penalisht, pasi kanë kanosur kunatën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se 64-vjeçari së bashku me gruan e tij 57 vjeçare kanë kanosur me fjalë gruan e vëllait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)