Shtetasja e huaj: Partneri më ka rrahur dhe s’është interesuar as për djalin

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 08:54
Shtetasja e huaj: Partneri më ka rrahur dhe s’është interesuar as për djalin

Se partneri i saj me të cilin ka një fëmijë, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, ka raportuar në polici, një shtetase e huaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Muajt e fundit ajo ka thënë se i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin te familja e saj dhe nuk është interesuar më për ta.

I dyshuari pas intervistimit  lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 26.08.2023 Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se i dyshuari kosovar me të cilin ka qenë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, më herët ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, dhe po ashtu muajt e fundit, i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin e tyre tek familja e saj, ndërsa nuk është interesuar fare për gjendjen e  tyre.  I dyshuari pas intervistimit  lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)