SBASHK nesër mban takim urgjent për gjendjen aktuale në arsim

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 09:35
SBASHK nesër mban takim urgjent për gjendjen aktuale në arsim

Me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete, SBASHK nesër do të mbajë një takim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK’ut.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet  për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.”

SBASHK ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim.

Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur që mos t’i blejë librat shkollorë, por që t’i blejnë prindërit e më pas të subvencionohen nga prindërit.

(Kosova Sot Online)