Kurti sonte merr pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri slloven

  • A..P /
  • 27 August 2023 - 10:46
Kurti sonte merr pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri slloven

Për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit- BSF 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të ZKM’së, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.”

(Kosova Sot Online)