Ky shtet heq ndalesën e pandemisë

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 12:35
Ky shtet heq ndalesën e pandemisë

Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë pandemisë së koronavirusit, që u pamundësonte qytetarëve që kishin mbetur jashtë vendit të kthehen në shtet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Qytetarët verikorean që gjenden jashtë shtetit u lejohet të kthehen në shtëpi”, raportoi më 27 gusht media shtetërore në Korenë e Veriut, duke shtuar se vendimi është marrë pas “lehtësimit të situatës me pandeminë në mbarë botën”.

“Ata që kthehen do të vendosen nën vëzhgim të duhur mjekësor në repartet e karantinës për një javë”, raportoi media shtetërore.

Mbetet e paqartë se sa persona do të preken nga ky vendim. Vëzhguesit në Korenë e Jugut besojnë se shumë diplomatë verikoreanë, punëtorë dhe studentë tani do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koreja e Veriut është një shtet gjerësisht i izoluar në çështjet ndërkombëtare dhe pa pak qasje me botën e jashtme.

Ky shtet mbylli krejtësisht kufijtë shtetërorë në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Në ditët e fundit, kompania shtetërore e fluturimeve, Airo Koryo, ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, duke lejuar pasagjerët që të fluturojnë drejt Kinës dhe Rusisë.

(Kosova Sot Online)