Selmanaj: Ja ku e sjellë Kosovën një mendësi qeverisëse komuniste, totalitare dhe jodemokratike

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 15:00
Selmanaj: Ja ku e sjellë Kosovën një mendësi qeverisëse komuniste, totalitare dhe jodemokratike

Janë bërë 2 muaj prej kur Bashkimi Europian i vendosi masa ndëshkuese Kosovës, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Selmanaj renditi pasojat që i erdhën Kosovës nga ndëshkimi i bllokut europian.

“Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë. Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qëndror; Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal; Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike; Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare; Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare”, shkroi Selmanaj.

Deputeti shkroi se “në këtë gjendje e sjellë vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE!”.

(Kosova Sot Online)