Presidentja Osmani i takon disa studentë shqiptarë në Austri

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 16:21
Presidentja Osmani i takon disa studentë shqiptarë në Austri

Para nisjes së Forimit Europian Alpbach, presidentja Vjosa Osmani është takuar me disa të rinj shqiptarë në Austri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka publikuar fotografinë nga Alpet austriake duke shkruar në Facebook: “Një mëngjes frymëzues në Alpet austriake me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptarë para Forumit Evropian Alpbach 2023”.

Ajo e shpërndau fotografinë e njëjtë edhe në rrjetin social X, duke shkruar se e ka nisur ditën në Alpbach me “studentë frymëzues nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora jonë në Forumin Evropian Alpbach të këtij viti”.

“Mezi pres diskutimin e sotëm të panelit mbi avancimin e rrugës së Kosovës për në BE, adresimin e sfidave aktuale dhe nevojën për një proces të përshpejtuar zgjerimi”, shkroi Osmani.

Siç njoftoi zyra e për shtyp e Presidencës, Osmani “do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”.

(Kosova Sot Online)