17-vjeçari përfundon në burg pasi aksidentoi për vdekje dy turistë

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 18:05
17-vjeçari përfundon në burg pasi aksidentoi për vdekje dy turistë

Gjykata e Sarandës ka dhënë masës e sigurisë arrest me burg për 17 vjeçarin Elio Rraku, te dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humben jeten dy turiste italiane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndër të tjera mësohet se seanca është zhvilluar në ambientet e spitalit pasi adoleshenti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar si dhe për të qenë më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike.

(Kosova Sot Online)