Lajçak në Forumin Alpbach takohet me Osmanin

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 08:11
Lajçak në Forumin Alpbach takohet me Osmanin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka ndarë foto të takimeve edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)