Qentë sulmojnë qytetarin në Prishtinë, ka dy pyetje rreth këtij rasti

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 08:54
Qentë sulmojnë qytetarin në Prishtinë, ka dy pyetje rreth këtij rasti

Një qytetar dje ka raportuar se para disa ditësh në Prishtinë, ka qenë pre e sulmit të qenve endacakë teksa ishte nisur për të shkuar në punë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç tregon ai, sulmi ndaj tij ndodhi te komuna e vjetër në Prishtinë, teksa në këtë njoftim i shtoi edhe dy pyetje.

“Të enjten jam sulmuar nga qentë endacak, rrugës duke shkuar në punë, specifikisht para komunës së vjetër. Pyes se për kënd paguajmë taksa ne, deri kur kështu?”, tha ai në grupin “Ju flet Prishtina”.

(Kosova Sot Online)