Kurti nga Sllovenia: Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët eKosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së

  • E.k /
  • 28 August 2023 - 09:53
Kurti nga Sllovenia: Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët eKosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thuhet se prej 1 janarit, të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se ndërkohë do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet në komunikatë.

Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.

(Kosova Sot Online)