Mbi 51 mijë aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve shkollore

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 10:04
Mbi 51 mijë aplikime në platformën eKosova  për subvencionimin e teksteve shkollore

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se deri sot në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën e Kosova për subvencionimin e teksteve në shkollat fillore, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.

Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të shpërndahen librat nëpër shkolla, mirëpo do t’i blejnë prindërit e më pas ata do të subvencionohen nga shteti.

(Kosova Sot Online)