Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë arrijnë vlerën e 2.6 miliardë eurove

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 10:23
Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë arrijnë vlerën e 2.6 miliardë eurove

Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë kanë arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës për muajin korrik, kjo shifër përfaqëson rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”.

(Kosova Sot Online)