Donika Gërvalla niset për Slloveni, pjesëmarrëse në Forumin e Bledit

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 10:37
Donika Gërvalla niset për Slloveni, pjesëmarrëse në Forumin e Bledit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrëse në Forumin e Bledit në Slloveni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka treguar se është nisur për në Slloveni me ftesë të homologes, Tanja Fajon.

“Rrugës për në Forumin e Bledit, duke pritur me padurim të marr pjesë me ftesë nga homologia ime sllovene, Tanja Fajon. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, solidaritet dhe siguri”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)