59 vjeçar rus arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 11:33
 59 vjeçar rus arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska

Një 59 vjeçar rus është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se 59 vjeçari, i cili pritet të ekstradohet, akuzohet nga autoritetet ruse se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel nga Rusia.

“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.“, njofton policia.

(Kosova Sot Online)