Hovenier njofton për angazhimin e Këshilltares për Çështje Publike: Do ta shihni atë teksa thellojmë parneritetin me popullin kosovar

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 12:09
Hovenier njofton për angazhimin e Këshilltares për Çështje Publike: Do ta shihni atë teksa thellojmë parneritetin me popullin kosovar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për arritjen e Jennifer Lawson, këshilltares e cila do të merret specifikisht me iniciativat e diplomacisë publike, transmeton "Kosova Sot Online".

Hovenier shkroi në rrjetin social X se pret me padurim ta shohë punën e Lawson.

“Ju lutem m’u bashkangjitni për ta mirëpritur në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike, Jennifer Lawson! Pres me padurim udhëheqjen e Jennifer-it me iniciativat tona të diplomacisë publike”, shkroi Hovenier.

“Unë jam i sigurt se do ta shihni atë jashtë dhe aty teksa ekipi ynë vazhdon ta thellojë partneritetin tonë të fortë me popullin kosovar”, shtoi ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online )