PSG bën ofertë të re për Kolo Muanin

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 10:29
PSG bën ofertë të re për Kolo Muanin

Paris Saint-Germaini ka bërë një ofertë të përmirësuar për Randal Kolo Muanin, transmeton "Kosova Sot Online".

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, bëri të ditur se oferta e re ka vlerën e 80 milionë eurove – 70 milionë + 10 milionë tjera si bonuse.

Nëse drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Markus Krosche, i thotë po ofertës, atëherë një marrëveshje do të mund të mbyllet brenda 48 orëve.

Më parë është raportuar se vlerësimi i klubit gjerman për Kolo Muanin është afër 100 milionë euro.

24-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, teksa po pret që të arrihet një marrëveshje mes klubeve.

(Kosova Sot Online )