Ymeri: Nuk do të ketë mundësi të kontrollohen se kujt po i jepen mjete për libra

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 13:07
Ymeri: Nuk do të ketë mundësi të kontrollohen se kujt po i jepen mjete për libra

Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, tha se një numër i konsideruar i prindërve nuk do të mund të regjistrohen në e-Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, po ashtu ai theksoi se nuk mund të kontrollohet se kujt po i jepen mjete për libra , për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani por janë të regjistruar në Kosovë.

“Presim që një numër i konsideruar i prindërve nuk do të mund të regjistrohen për të aplikuar për subvencionimin e librave dhe kjo është e gabuar. Pastaj nuk do të ketë mundësi të kontrollohen as kujt po i jepen mjete për libra, për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani por janë të regjistruar në Kosovë. Mendojë që ka qenë një gabim dhe një neglizhencë e ministrisë që nuk kanë qenë të përgatitur por e kanë lejuar gjendjen të vimë në këtë situatë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)