Zelensky paralajmëron zgjedhje vitin e ardhshëm

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 13:57
Zelensky paralajmëron zgjedhje vitin e ardhshëm

Lufta në Ukrainë nuk jep sinjale pushimi, e megjithatë ajo nuk e pengon presidentin Zelensky të mendojë për zgjedhjet e ardhshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë, numri një i qeverisë së Kievit sugjeroi se zgjedhjet mund të mbahen sipas planit, vitin që vjen, nëse vendi do të ketë mbështetjen e nevojshme financiare për një sipërmarrje të tillë komplekse, në kohë lufte.

Ai kujtoi se edhe Shtetet e Bashkuara kishin zhvilluar zgjedhje gjatë luftës së dytë botërore. Sipas ligjit aktual të luftës në Ukrainë, zgjedhjet nuk janë të mundshme, por Zelensky theksoi se nëse pjesëtarët e Parlamentit janë të gatshëm, Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet me shpejtësi.

“Na duhet një zgjidhje e ligjshme. Duhet që shoqëria të ketë mundësi zgjedhje në mënyrë që njerëzit tanë të mos përçahen. Në po mbrojmë demokracinë dhe tokën tonë. Ky është një proces politik, dhe nuk mund të ndalohet.”

Deklarata e presidentit ukrainas vjen ndërsa forcat e Kievit njoftuan progres të mëtejshëm përgjatë frontit jugor.

Zv/ministrja e mbrojtjes Hana Maliar, tha se ushtria vendase kishte përparuar në juglindje të fshatit të çliruar të Robotini e, në rajonin e Zaporizhias.

Siԭ thuhet forcat ukrainse kanë çliruar sipërfaqe të mëtejshme rreth Bahmutit duke e çuar në 44 km katror totalin e territorit të rimarrë nën kontroll.

Sakaq, të paktën 2 vetë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në një sulm raketor të Rusisë në rajonin e Poltavës në Ukrainën qendrore.

Një tjetër person humbi jetën në një sulm në Herson ku u dëmtuan godina banimi. Moska ndërkohë njoftoi se aeroportet po operojnë normalisht, pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e një droni që shënjestroi kryeqytetin.

Kryebashkiaku bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar një dron të Ukrainës në juglindje të kryeqytetit rus.

Më herët autoritetet njoftuan se analizat gjenetike kishin konfirmuar se trupi i liderit të Vagner, Ivgjeni Prigozhin ishte mes viktimave të aksidentit ajror të së mërkurës. 

(Kosova Sot Online)