Gjendet i vdekur 62-vjeçari në banesë, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 14:24
Gjendet i vdekur 62-vjeçari në banesë, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Berat, transmeton "Kosova Sot Online".

62-vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, ku dyshohet se është vetëvarur.

Burimet zyrtare informojnë se i ndjeri, sipas familjarëve, vuante nga depresioni.

Ndërsa, rasti është nën hetime.

Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak

Në lagjen “10 Korriku”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. C., 62 vjeç.

Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)