Kurti: Ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 14:35
Kurti: Ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Sloveni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë RTV SLO, një pjesë të shkurtër të të cilës e ka shpërndarë në ‘story’ në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kurti ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen.

Kurti ka shtuar se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së.

“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE’së”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)