Sa vjet jetojnë burrat e sa vjet gratë në Kosovë, kaq është mesatarja

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 14:48
Sa vjet jetojnë burrat e sa vjet gratë në Kosovë, kaq është mesatarja

Kosova ka zënë vendin e 42 me një mesatare për jetëgjatësi konsiderueshëm të lartë, krahasuar me shumicën e vendeve në listë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga të dhënat e Datos mundial, një nga platformat më të mëdha në botë me miliona të dhëna, del se në Kosovë mosha mesatare e jetëgjatësisë për burra është 74.2 vjet, kurse ajo për gra është 79.6 vjet.

Në të gjitha shtetet, mosha mesatare e jetëgjatësisë për gra është më e lartë se ajo për burrat.

Në vendin e parë në listë, për jetëgjatësi më të madhe krahasuar me të gjitha shtetet tjera është San Marino ku burrat mesatarisht jetojnë deri në 84.1 vjet kurse gratë 86.8 vjet.

Shteti me jetëgjatësinë mesatarisht më të shkurtër është shteti i Afrikës qendrore Çadi, ku burrat jetojnë vetëm 50.8 vjet, kurse gratë 54.3 vjet.

(Kosova Sot Online)