Hyseni për dënimin për mosdeklarim të pasurisë: Ka qenë thjesht një keqkuptim edhe një ngatërrim

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 15:10
Hyseni për dënimin për mosdeklarim të pasurisë: Ka qenë thjesht një keqkuptim edhe një ngatërrim

Deputeti i VV -së, Hydajet Hyseni e ka përmendur pandeminë e COVID-19 si arsyetim që ishte vonuar në procedurat e deklarimit të pasurisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Dënimi i Hysenit me 500 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë u bë publik vetëm tash.

Hyseni ka treguar se ka qenë një keqkuptim dhe një ngatërrim në dorëzimin e deklaratës.

Hyseni tha nuk ka dashur ta bëjë çështje dënimin e tij, të cilin e konsideron të padrejtë dhe të pabazë.

“Ka qenë thjesht një keqkuptim edhe një ngatërrim në dorëzimin e deklaratës së cilës unë e kam deklaruar në vazhdimësi. Prandaj, s’ka pasë bash asnjë bazë. Por, meqë ka qenë ligj e kam zbatuar si të tillë dhe e kam paguar. Ka pasë vetëm pse s’janë deklaruar me kohë, i kam edhe komunikimet kur i kam dorëzuar, por nuk e di pse janë ngatërruar dhe s’kam dashtë as ta bëj çështje… Kjo ka ndodh në kohën e Covid-it kur edhe ata s’kanë punuar edhe ne i kemi pasë të vështira mënyrat e komunikimit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)