Rama: Qytetarët kanë shprehur interesim për adoptim, qentë endacakë do të pajisen me mikroçip

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 15:27
Rama: Qytetarët kanë shprehur interesim për adoptim, qentë endacakë do të pajisen me mikroçip

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar adoptimi i qenëve endacakë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.

Po ashtu, Rama ka treguar se secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip.

Postimi i plotë:

Filloi adoptimi i qenve endacakë në #kryeqytet.

Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.

Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.

Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.

Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre.

Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Lulzim Fushtica

#kryeqyteti

(Kosova Sot Online)