Gjenden cigare dhe duhan i grirë në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 15:37
Gjenden cigare dhe duhan i grirë në këtë vend të Kosovës

Ps një kontrollimi te një biznesi në Kamenicë, janë zbuluar mallra të kontrabanduara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të doganës thuhet se në këtë rast janë hasur një sasi e konsiderushme e cigareve, duhan të grirë dhe cigare elektronike.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se mallrat janë sekuestruar.

“Kamenicë 28 gusht 2023 pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Antikontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë”.

“Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)