Rama tregon se kur do të anëtarësohen vendet e rajonit në BE

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 15:53
Rama tregon se kur do të anëtarësohen vendet e rajonit në BE

Nuk besoj se vendet e rajonit do të anëtarësohen në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur BE-ja dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, Rama tha në Forumin Strategjik të Bledit se kjo duhet të thuhet dhe se i kontribuon hapave që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë drejt BE-së.

“Është momenti që duhet të thuhet ndoshta që ajo që e tha Charles do të mund të realizohej në aspektin e asaj që mund të quhen hapa të vërtetë përpara. Jo që besoj që do të jemi në vitin 2030 pjesë e Bashkimit Europian, por në disa prej hapave kjo do të ishte shumë gjë e mirë”, tha Rama.

“Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika, që janë absolutisht të nevojshme, por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët”, tha kryeministri i Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)