Bërnabiq: E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 16:17
Bërnabiq: E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk ka dy vende, kur udhëheqësi i panelit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa ia përmendi faktin se “përmbyllja e dialogut Beograd-Prishtinë është parakusht për vendin tuaj, për anëtarësimin dhe negociatat, për të ecur tutje”, udhëheqësi i diskutimit tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian për t’u pranuar si anëtarë” dhe se ” “këto përshkallëzime e dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe vendin tuaj”.

Ai e pyeti se “a mund të presim një hap pozitiv nga vendi juaj në kuptimin e së ardhmes”.

Bërnabiq nisi të përgjigjet me avazin e zakonshëm.

“Dua të them që është vendi im. Nuk janë dy vende, nuk janë të dyja vendet. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur dhe nuk është anëtare e OKB-së dhe dyshoj që do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga shtetet mosnjohëse”, tha kryeministrja serbe.

(Kosova Sot Online)