Vetëvendosje: Kosova nën qeverisjen e Albin Kurtit është duke u zhvilluar

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 20:20
Vetëvendosje: Kosova nën qeverisjen e Albin Kurtit është duke u zhvilluar

Kosova nën qeverisjen e Albin Kuritt është duke u zhvilluar, pretendon Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka publikuar një tjetër video,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky subjekt politik përmend disa shifra duke u bazuar në raporte ndërkombëtare për rritjen ekonomike. VV-ja thotë se ka edhe rritje të investimeve, por edhe të hyra doganore.

”Qeveria jonë është e përgjegjshme dhe e drejtë. Ajo ka sjellë një progres ekonomik të paparë në Kosovën e pasluftës dhe këtë e dokumentojnë si raportet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare”, thuhet në përshkrimin e videos nga ky subjekt politik.

Megjithatë, lavdatat për vetën nuk mjaftuan, në këtë video si edhe në ato të mëhershmet sulmohet opozita.

Partia e Albin Kurtit thotë se atyre i “janë ndalur fondet publike“, duke pretenuar se ”sistemin e drejtësisë e kanë nën kontroll“, e sipas tyre zgjidhja është vettingu.

”Është një pakicës të cilës i është ndalur çeshmja e fondeve publike e që tash po provon të baltosë karaktere të qeverisjes tonë. Do të dështojnë. Reformat e nisura në drejtësi do të jetësohen. Byroja për konfiskimin e pasurisë, Vettingu, nuk kanë të ndalur.  Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, thuhet tutje.

Ndërkaq, raportimet për skandale në rezervat shoqërore, si dhe skandalin e Martin Berishajt VV-ja i mohon, duke thënë se nuk ka fakte për t’i cilësuar raportimet si shpifje.

(Kosova Sot Online)