Kurti: Inkurajuese që ekziston një alarm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 20:30
Kurti: Inkurajuese që ekziston një alarm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian

Për rëndësinë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së, është deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Është shumë inkurajuese që ekziston një alarm i përgjithshëm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, në mënyrë që shtetet të cilat duan të bëhen pjesë e BE-së ta kenë më reale një mundësi të tillë, dhe demokracia dhe progresi ekonomik në vendin tonë padyshim që japin shpresa edhe për qytetarët e Kosovës, por njëkohësisht edhe për BE-në që të na ndihmoj më shumë”, tha Kurti.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Radiotelevizionin e Sllovenisë, Kurti ka folur për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, për të cilat tha se do të ndodhin në vjeshtë, themelimin e asociacionit dhe masat ndëshkuese që BE- i ka vënë Kosovës, pas trazirave në veri të vendit.

Kurti ka kritikuar qasjen e autoriteteve të Beogradit, që sipas tij po bëjnë gjithçka që mos t’i lejojnë serbët në veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)