Lidhur me keqpërdorimet me ndërtimin e rrugëve arrestohet edhe zyrtari i tretë

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 20:46
Lidhur me keqpërdorimet me ndërtimin e rrugëve arrestohet edhe zyrtari i tretë

Nën dyshimet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”, policia njofton për arrestimin e personit të tretë me inicialet B.S., si vazhdimësi e arrestimit të Enver Shabanit dhe Berat Kabashit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas arrestimit, B.S., me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, thuhet në njoftimin e PK-së,

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), Enver Shabanit, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashit, zyrtar i Komunës së Suharekës.

Ata po dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

(Kosova Sot Online)