Lajçak paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë - Serbi pas takimit me Kurtin

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 21:00
Lajçak paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë - Serbi pas takimit me Kurtin

Me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Forumin e Bledit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

, Lajçak ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator.

Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

”Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës  të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)