Kurti falënderon kryeministrin slloven Golob për gjithë ndihmën ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 22:15
Kurti falënderon kryeministrin slloven Golob për gjithë ndihmën ndaj Kosovës

Me Robert Golob, kryeministrin slloven, gjatë Forumit të Bledit është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka falënderuar Slloveninë për të gjithë ndihmën e ofruar ndaj Kosovës.

Ai përmendi ndihmën e kohës së luftës, e deri te investimet sllovene në ekonominë kosovare.

”Sllovenia strehoi disidentët tanë të parë, ndihmoi luftën tonë çlirimtare dhe është pesë investitori kryesor në ekonominë tonë. Faleminderit për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Kosovën ndër vite“, ka shkruar Kurti ndër tjerash.

Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh në Slloveni. Ky Forum ka pasur karakter integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 

(Kosova Sot Online)